Kapërce te informacioni i produktit
1 e 5

Vogli Tech Store

PTZ me Alarm dhe dy Pamje 4MP secila

PTZ me Alarm dhe dy Pamje 4MP secila

Çmimi i rregullt €864,00 EUR
Çmimi i rregullt Çmimi i shitjes €864,00 EUR
Zbritje Shitur të gjitha
Taksat e përfshira. Transporti llogaritet në arkë.

Pamje panoramike dhe zmadhim i fuqishëm 25x. Filmon me ngjyra edhe natën. Ndjek automatikisht lëvizjet dhe aktivizon alarm me dritë + zë. Zgjidhje ideale për vila, biznese dhe hapësira të mëdha.

Sasia
  • Pagesë e sigurt me kartë ose cash në dorëzim.
  • Dërgesë e shpejtë 1–3 ditë në gjithë Shqipërinë.
  • Garanci zyrtare për 12 muaj nga prodhuesi.
  • Konsultim falas për çdo pyetje në WhatsApp.
💬 Kontakto në WhatsApp Shiko detajet e plota

Karakteristikat

Mbikëqyrje Inteligjente 24/7

Kamera PTZ me dy lente 4MP + 4MP dhe Zoom optik 25x, ndjek automatikisht lëvizjet dhe aktivizon alarm me dritë & zë. Filmon me ngjyra edhe në errësirë falë teknologjisë Starlight dhe Dual Light. E përkryer për biznese, vila, parkingje dhe ambiente që kërkojnë siguri maksimale.

Ndjekje Automatike + Alarm Aktiv

Kamera identifikon njerëzit ose automjetet që hyjnë në zonë dhe i ndjek automatikisht me lente të veçantë me zoom 25x. Në të njëjtën kohë, aktivizohet dritë alarmuese dhe paralajmërim zanor për të trembur të dyshuarit në kohë reale.

Pyetje të Shpeshta:

Çfarë rezolucioni ka kjo kamerë?
Kamera ka dy lente me rezolucion 4MP secila – një për pamje panoramike dhe një për detaje. Ofron imazh të qartë dhe të gjallë në të gjitha kushtet.
A ka zoom optik dhe sa është?
Po. Kamera e detajeve ka zoom optik 25x, që do të thotë zmadhim real pa humbje cilësie. Ka gjithashtu edhe zoom dixhital 16x.
A ka ndriçim gjatë natës dhe si funksionon?
Kamera ka Smart Dual Light+ që kombinon infra të kuqe dhe dritë të bardhë inteligjente. Kur zbulon lëvizje, kalon automatikisht në modalitet ngjyrë edhe natën.
Çfarë distance mbulon në ndriçim natën?
Deri në 100 metra me IR dhe 50 metra me dritë të bardhë për kamerën e detajeve. Panorama mbulon deri në 30m me IR dhe white light.
A ndjek automatikisht lëvizjet?
Po. Kamera ka Auto Tracking 3.0 që ndjek automatikisht objektin në lëvizje dhe e zmadhon me lente për të kapur detaje të qarta.
A ka zë dhe alarm?
Po. Ka altoparlant dhe drita paralajmëruese me ngjyra kuqe/blu. Mund të zgjedhësh nga 11 alarme zanore ose të ngarkosh zë të personalizuar.
A është rezistente ndaj motit dhe kushteve të jashtme?
Po. Ka mbrojtje IP66 kundër ujit dhe pluhurit, dhe është e pajisur me mbrojtje ndaj rrufeve, tensioneve të larta dhe goditjeve të befta.
A mund të ruajë video pa pajisje shtesë?
Po. Ka vend për microSD deri në 512 GB dhe mbështet ruajtje në NAS, FTP ose nëpërmjet NVR.
Si mund të kontrollohet kamera?
Mund të kontrollohet nga aplikacioni DMSS (iOS/Android) për shikim live, alarm dhe komandim nga distanca.
A është e përshtatshme për ambiente të mëdha?
Po. Me kombinimin e pamjes panoramike dhe zmadhimit 25x, kjo kamerë është ideale për biznese, vila, magazina, parkingje dhe ambiente të hapura.