Kapërce te informacioni i produktit
1 e 3

Vogli Tech Store

Set Kamerash për Shtëpi – 4 Kamera 5MP me ngjyra

Set Kamerash për Shtëpi – 4 Kamera 5MP me ngjyra

Çmimi i rregullt €530,00 EUR
Çmimi i rregullt Çmimi i shitjes €530,00 EUR
Zbritje Shitur të gjitha
Taksat e përfshira. Transporti llogaritet në arkë.

Ky set është krijuar posaçërisht për familjet që kërkojnë pamje të qarta 24/7, sistem të qëndrueshëm dhe pa stres në instalim. Nëse dëshiron të shohësh kush hyn, çfarë ndodh në oborr apo para derës – ky sistem është për ty.

Sasia

Çfarë përfshin ky set:

  • 4 Kamera Dahua 5MP HDCVI me IR deri në 20m (model DH-HAC-B1A51).
  • DVR 4-kanalësh për video me cilësi të lartë dhe lidhje HDMI/VGA.
  • Hard Disk 1TB për ruajtje të pamjeve deri në 14 ditë.
  • 100 metra kabull për instalimin e plotë të 4 kamerave.
  • Kutia e kamerave, konektorë BNC dhe furnizime elektrike.
  • Shërbim instalimi profesional.
💬 Kontakto në WhatsApp Shiko detajet e plota

🛡️ Garanci & Shërbim

  • Garanci 12 muaj për çdo pajisje.
  • Shërbim teknik dhe ndihmë pas shitjes.

Karakteristikat

Pamje të Qarta Ditën dhe Natën

Kamera 5MP Dahua ofron rezolucion të lartë 2880×1620, që kap çdo detaj me qartësi mbresëlënëse gjatë ditës.

Kur errësohet, infra e kuqe inteligjente (Smart IR) aktivizohet automatikisht, duke ndriçuar deri në 20 metra për pamje të pastra edhe në errësirë totale – pa mbishkëlqim, pa mjegull.

Ideale për shtëpi, hyrje, oborre apo ambiente me ndriçim të dobët.

Pyetje të Shpeshta:

A përfshihet instalimi?
Po. Instalimi është i përfshirë falas në zonat që mbulojmë, me kabllo të fshehura dhe punim profesional.
A mund ta shoh nga telefoni?
Ky model është i bazuar në sistem DVR analog, ndaj duhet te kesh internet tek shtepija apo biznesi dhe lidhet pa problem me telefonin.
A funksionon pa internet?
Po. Sistemi funksionon dhe regjistron edhe pa lidhje interneti. Interneti nevojitet vetëm nëse dëshiron monitorim në distancë.
Sa kohë ruhen pamjet në hard disk?
Me HDD 1TB, sistemi ruan mesatarisht 10–14 ditë pamje për 4 kamera me rezolucion 5MP, në regjistrim të vazhdueshëm.
A mund të shtoj më shumë kamera më vonë?
Ky DVR mbështet deri në 4 kamera. Nëse dëshiron më shumë, mund të zgjedhësh një set me DVR ose NVR me 8 ose më shumë kanale.